OBRM-PDUKM: LSDM është kundër çdo reforme

25.08.2016 21:29:37

LSDM është armik i mediave dhe nuk dëshiron rregullim të reklamimit qeveritar sipas modeleve evropiane, kanë reaguar nga OBRM-PDUKM ndaj deklaratës së deputetit të LSDM, Tomislav Tuntev.

„Secila media që nuk është nën kontroll të LSDM/Soros dhe i cili haptazi flet për shkatërrimin dhe punën e jashtëligjshme të kriminelit të falur, Zoran Zaev është lëndë e kërcënimeve dhe ofendimeve të LSDM si armik politik.

Për LSDM janë të pranueshme vetëm mediat të cilët janë pjesë e “fabrikës” së financuar nga kreu politik i LSDM/Soros.

Veprimi i këtillë i LSDM është kundër të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës dhe informimit dhe prandaj do të dënohet nga qytetarët në momentin e parë kur LSDM të mbledh forcë të paraqitet në zgjedhje.

Miratimi i ligjit për reklamimin qeveritar është pjesë e obligimeve reformuese të Republikës së Maqedonisë. LSDM është kundër çdo reforme”, thuhet në njoftimin me shkrim të OBRM-PDUKM.