O’Connell shpreh ngushëllime për të sulmuarit në mbarë botën

02.10.2017 12:27:00

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur ngushëllimet për të gjitha sulmet që kanë ndodhur kohëve të fundit në mbarë botën.

“Mendja ime është me të gjithë ata njerëz që janë prekur nga sulmet e fundit në mbarë botën, dhe me shërbimet emergjente të cilët po ndihmojnë me guxim dhe pa u lodhur. Unë e di këtë shumë mirë. Një pjesë e jona që dëshiron një të ardhme më të mirë duhet të tërhiqen. Ne jemi në të njëjtën anë.”, ka shkruar O’Connell.