Ofertë e “çmendur” nga Kina për Aubameyang

04.01.2017 18:11:25

Cmenduritë nga Kina nuk kanë të sosur. Milionat nga Lindja e Largët janë duke cekuilibruar totalisht merkaton në Europë, ku edhe klubet me peshë nuk mund t’i rezistojnë ofertave faraonike për yjet e tyre. Në Kinë nuk kanë ndër mend të ndalen. Pasi kanë marrë në kampionatin e tyre, Tevez, Oscar, Witsel ndërkohë që janë duke vazhduar tratativat për Diego Costa e Kalinic, tani kanë nisur sulmin për një tjetër futbollist të rëndësishëm, Pierre Emerick Aubameynag.

Mediat gjermanë bëjnë të ditur se skuadra e Shanghai SIPG ka nisur fushatën për të bindur yllin e Borusias së Dortmundit. Numrat janë vërtet të pabesueshëm, pasi drejtuesit e klubit kinez janë gati ti ofrojnë klubit verdhezi plor 150 milionë euro për kartonin e sulmuesit. Në të njëjtin nivel edhe oferta për Pierre Emerick Aubameyang, që ka mundësinë të nënshkruajë një kontratë të paparë në të kaluarën, superiore edhe në krahasim me atë që firmosi Carlos Tevez  që shkoi në Kinë për rreth 800 mijë euro në javë, ose thënë ndryshe rreth 41 milionë euro në sezon.