Kelmendi e cilëson ofenduese rritjen e mëditjeve për deputetët

04.01.2017 18:30:20

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të meditjeve të deputëtëve, e ka quajtur turp të vitit 2017.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të dyfishohen meditjet e deputetëve për pjesëmarrje në seanca parlamentare, sipas tij, është turpi i vitit 2017.

“Është e turpshme dhe ofenduese kjo rritje dhe ky luks për politikanët e Kosovës, përderisa qytetarët e Kosovës janë të fundosur në ujërat e varfërisë dhe mospërspektivës. Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës, mandatin e kaluar kam kundërshtuar, por edhe këtë mandat do ta kundërshtoj fuqishëm rritjen e meditjeve. Jam për popullin, jam kundër luksit politik”, ka shtuar Kelmendi.