OKB: 10 mijë civilë kanë humbur jetën në Jemen

16.01.2017 22:40:38

Zyra e Kombeve të Bashkuara në Jemen njoftoi sot se në dy vitet e fundit në konfliktin e armatosur në këtë vend, janë vrarë rreth 10,000 civilë dhe 40.000 të tjerë janë plagosur.

Koordinatori i Zyrës së OKB-së, Jamie McGoldrick tha në një konferencë për media se numri është i bazuar në listën e viktimave të hartuar nga raportet mjekësore, por se numri mund të jetë më i lartë.