OKB bën thirrje për armëpushim në Alepo

21.08.2016 16:59:47

Staffan de Mistura, i dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Alepo.

Aktivistët kanë thënë 33 persona janë vrarë në luftimet në Aleppo të shtunën.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për të ndaluar të paktën 48orë luftën që të lejohet shpërndarja e ndihmave dhe evakuimi i personave të lënduar nga luftimet.

Në mesin e atyre që humbën jetën në sulmet e fundjavës është edhe Ali Daqneesh.

Djali 5-vjeçar nga Siria, imazhet e të cilit përlotën botën, tani ka humbur dhe vëllain e tij.

Doktori që kishte në duar jetën e 10-vjeçarit tregon pamundësinë për ta mbajtur gjallë.