OKB miraton unanimisht rezolutën, 30 ditë armëpushim në Siri

24.02.2018 23:00:32

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara miratoi sot unanimisht një rezolutë duke kërkuar pa vonesa një armë-pushim 30 ditor në Siri për të dërguar ndihma humanitare për miliona njerëz dhe për të evakuuar të sëmurët rëndë dhe të plagosurit.

Votimi u vonua dy ditë në pritje të mbështetjes së Rusisë, e cila thoshte vazhdimisht se një armëpushim i menjëhershëm nuk ishte i mundur.

Mbështetësit e kërkesës, Kuvjati dhe Suedia e amenduan rezolutën sot në mbrëmje në një përpjekje të momenteve të fundit për të kënaqur Rusinë, duke hequr dorë nga kërkesa që armëpushimi të hyjë në fuqi brenda 72 orësh.