OKB: Ndalesa e Trump-it për qytetarët e disa vendeve me shumicë myslimane, e jashtëligjshme

30.01.2017 14:44:31

Vendim i presidentit amerikan, Donald Trump, për t’ua ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga disa vende me shumicë myslimane është dënuar nga shefi i OKB-së për të drejta të njeriut, Zeid Ra’ad.

Ai ka thënë se ndalesa është ligësi dhe e jashtëligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar për të drejta të njeriut, transmeton Express.

“Diskriminimi në bazë të kombësisë është i ndaluar sipas ligjit për të drejtat e njeriut,” ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo ndalesë i humb burimet e nevojshme për luftë të duhur kundër terrorizmit.

“Ndalesa e SHBA-së po ashtu është ligësi dhe humb burimet e nevojshme për kundër-terrorizëm të duhur,” ka thënë ai.