OKB nesër diskuton për Korenë Veriore

03.09.2017 21:34:48

Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se nesër do të mbajë një takim urgjent, për të diskutuar çështjen e testit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ky takim emergjent mbahet këtë të hënë me kërkesë të SHBA-ve, Japonisë, Britanisë, Francës dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut kreu testin e tij të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të dielën, të cilin tha se ishte një bombë e avancuar me hidrogjen për një raketë me rreze të gjatë.