Open Balkan’/ Nënshkruhen 5 marrëveshjet e rëndësishme mes 3 shteteve

21.12.2021 13:38:15

Në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë firmosur 5 marrëveshje bashkëpunimi. Tre liderët kanë parë nga afër procedurat ku ministrat e tyre përkatës kanë firmosur marrëveshjet, të cilat janë pritur me duartoktitje nga të pranishmit.

Kujtojmë se takimi mes tyre ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku ishte i zoti i shtëpisë, Edi Rama që priti Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave.

Dita e sotme ka qenë intensive me takime, ndërsa kulmi do të shënojë me një konferencë të gjatë për shtyp nga tre zyrtarët e lartë.

MARREVESHJET E MIRATUARA
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).