Petar Petkoviq: Aksioni i sotëm në Shtërpcë, terror i ri i Albin Kurtit

21.12.2021 13:45:25

Aksioni i mëngjesit të sotëm i Policisë së Kosovës në komunën e Shtërpcës, ku u arrestuan disa serbë, është një përpjekje tjetër brutale për të frikësuar popullin serb dhe terror i ri i Albin Kurtit”, kështu tha drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas tij, nga mëngjesi i sotëm komuna e Shtërpcës është nën bllokadë, qasja është bllokuar, rrugët janë mbyllur, shumë shtëpi serbe janë bastisur, njerëzit janë të frikësuar dhe të paaftë për të kryer detyrat elementare.

Petkoviq thekson se asnjë veprim i Albin Kurtit siç tha ai “nuk do ta thyejë rezistencën serbe dhe unitetin serb”.

“Ky veprim nuk ndodh rastësisht sot, kur presidenti Aleksandar Vuçiq supozohet të nënshkruajë gjashtë marrëveshje të rëndësishme në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, shkruan Tanjug.