Operacioni në Turqi, arrestohen 445 terroristë të dyshuar të ISIS-it

06.02.2017 14:20:59

Policia e anti-terrorit turk, ka arrestuar 445 persona për lidhje të mundshme me ISIS-in. Rreth 60 të dyshuar si xhihadistë, pjesa më e madhe të huaj, janë arrestuar në Ankara. Të tjerë janë vënë në pranga në qytete të tjera, mes të cilave në Stamboll dhe Gaziantep, në kufi me Sirinë. Mediat turke bëjnë me dije se mes tyre ka edhe të paktën 10 fëmijë.

Operacioni më i rëndësishëm u zhvillua në provincën jug-perëndimore të Sanluirfës, ku policia ka ndaluar të paktën më shumë se 100 të dyshuar dhe ka gjetur materiale që i lidh me ISIS-in. Sipas agjentëve të policisë, disa nga të dyshuarit, kishin planifikuar së afërmi atentate në Turqi, ku një prej tyre spikat në provincën e Smirnes në brigjet e Egjeut.

Gjatë një kontrolli, aty janë gjetur amë dhe municione, duke lënë të mendohet për një atentat që ishte në fazat finale të tij. Operacioni vjen një muaj pas atentatit në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Stamboll, ku u vranë 39 persona në një lokal nate.