Opozita i rikthehet protestave, ja kur do të mbahet tubimi i madh

15.01.2020 18:22:06
Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Protesta dhe dialog. Kjo duket se është rruga që ka zgjedhur opozita në raport me maxhorancën.

Pas një ndërprerje disa mujore dhe pas vendimit për t’u ulur në tryezë me qeverinë për reformën zgjedhore, opozita i rikthehet protestave.

Burime nga takimi i Kolegjit të Kryetarëve të degëve të PD-së bënë me dije për  “News24’  se në muajin shkurt do të mbahet një protestë kombëtare.

Ndonëse nuk është caktuar ende data zyrtare, si mundësi janë datat 20 ose 22 shkurt.