Opozita me rezolutë për Haradinajn që kërkon pezullimin e dialogut, pozita kundër

09.03.2017 12:08:44

Kryetari i Grupit Parlamnetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në seancën e Kuvendnit ka propozuar edhe një herë një rezolutë lidhur më rastin Haradinaj.

Ai ka thënë se duhet të pezullohen bisedimet me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinaj.

Ndërsa dy partitë në koalicion PDK-LDK  janë shprehur po një rezolute për Haradinajn, po ka thënë se duhet të arrihet një harmonizim i tekstit të rezolutës.

Kurse dy partitë tjera opozitare Vetëvendosje dhe Nisma kanë mbështetur rezolutën e AAK-së.