Opozita në Siri pro bisedimeve në Astana

14.01.2017 21:31:27

Opozita siriane ka njoftuar se mbështet bisedimet e planifikuara për paqe, të cilat do të mbahen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, të organizuara nga Rusia dhe Turqia.

“Sa për takimin e ardhshëm në Astana, Komiteti ka theksuar mbështetjen e vet për një delegacion ushtarak”, thuhet në një deklaratë.

Më tej, theksohet se ekziston shpresa që takimi “të shërbejë për të forcuar armëpushimin”.

Ky qëndrimi i opozitës siriane vjen pas takimit dyditor në Riad.