Organet kompetente në Maqedoni dalin me rekomandime për sezonin e gripit

27.12.2016 21:11:55

Në sistemin “Termini im” janë evidentuar 7807 të sëmurë nga gripi nga fillimi i muajit dhjetor, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet rritje e vazhdueshme e numrit të të infektuarve.

Për këtë arsyer rekomandohet që të bëhen dezinfektime themelore në të gjitha kopshtet dhe shkollat në vend, vendosi Komisioni i sëmundjeve invektive në seancën e sotme.

Sipas informacioneve të këtij Komisioni, në shkollat dhe kopshtet është vërejtur mungesë më e madhe e fëmijëve të sëmurë ndërsa duke pasur parasysh se afron pushimi shkollor, mundësia për transmetimin e e gripit midis nxënësve në shkolla do të ulet.

Komisioni rekomandoi se dezinfektimet e kopshteve të fëmijëve duhet që ta bëjnë Qendrat e Shëndetit Publik, të premten në orët e pasdites dhe të shtunën në orët e paradites, ndërsa shkollat duhet që të bëjnë dezinfektim gjatë pushimit, respektivisht para fillimit të semestrit të dytë.

Komisioni rekomandoi që në të gjitha kopshtet të bëhet dezinfektim i rregullt, njëherë në çdo dy javë në periudhën e gripave, si dhe në mënyrë të vazhdueshme të rritet shkalla e higjienës dhe ajrosja më e shpeshtë.

Përkundër kësaj Komisioni, kërkon që të kufizohen vizitat e pacientëve të hospitalizuar në spitale, me qëllim që të pengohen infeksionet intrahospitale.

Ata gjithashtu rekomandojnë që qytetarët të shmangin qëndrimin në tubime të mëdha, ku ka prani të shumtë të njerëzve dhe të shmangin kontaktin me persona të sëmurë.