Viti 2016 në numra – fakte interesante rreth Maqedonisë

27.12.2016 20:49:50

Enti Shtetëror për Statistikë ka publikuar disa informacione interesante në të cilat ka paraqitur vitin 2016 në numra për Maqedoninë.

Në atë thuhet se këtë vit thuhet se Maqedoninë e kanë vizituar 457.654 turistë të huaj dhe 312.926 mysafirë vendas. Të huajt më shpesh janë akomoduar në hotelet me 5,4 dhe 3 yje.

32.1% e firmave të reja janë në sektorin e tregtisë. Në vitin 2016 nga numri i përgjithshëm i banesave të parapara për ndërtim, çdo e katërta e tyre janë në Komunën e Karposhit.

Papunësia në tre muajt e parë ka qenë 24.5%, ndërsa në tre mujorin e dytë 24% dhe të tretin 23.4%.

Fakt tjetër interesant është se 93.8% e firmave të cilat kanë 10 ose më shumë të punësuar kanë qasje në internet, ndërsa 75.3% e amvisërive këtë vit kanë pasur qasje në internet.