OSBE: Institucionet e pavarura sigurojnë qeverisje të mirë

31.10.2016 12:45:11

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur sot një konferencë me temën: “Përforcimi i performancës së institucioneve të pavarura”, në të cilën u tha se funksionimi i institucioneve të pavarura ndihmon në qeverisjen e mirë.

Ambasadori i OSBE-së,Jan Braathu, tha ky mision evropian që nga viti 1999 ka ndihmuar në përforcimin e institucioneve në kuptimin e buxhetimit, llogaridhënies dhe në fund mbikëqyrjes parlamentare.

Braathu tha se sot në këtë konferencë do të diskutohet rreth tri institucioneve të cilat janë kyçe në të gjitha shtetet evropiane si Agjencia Antikorrupsion,  Avokati i Populli dhe zyra e Auditorit të Përgjithshëm.