Shqipëri/ Drejtonin në gjendje të dehur, arrestohen 7 shoferë

21.08.2018 18:06:05

Shtatë drejtues mjetesh janë shoqëruar në komisariat pasi u kapën në gjendje të dehur teksa ecnin me makinë.

Ndalimi i tyre është bërë gjatë kontrolleve të policisë së Elbasanit, në një aksion për parandalimin e aksidenteve.

Kontrollet janë përqëndruar në drejtim të shpejtësisë tej normave te lejuara, të drejtimit të automjeteve nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që drejtojnë motoçikletat pa leje drejtimi dhe pa kaskë mbrojtëse, për mos përdorim të rripit të sigurimit , për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe për shkelje të tjera të cilat janë burim aksidenti.

Gjithashtu kontrollet janë përqëndruar edhe në automjetet e transportit publik, për licencë apo pa kontroll teknik, etj. Janë tërhequr 25 Leje Drejtimi nga të cilat:

13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit 9 për shpejtësi tej normave të lejura 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Po gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht:

Janë vendosur gjithësej 896 masa administrative nga këto:

48 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 10 për parakalim të gabuar. Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.