Shqipëri/ Gjendet trupi i pajetë i të riut, ishte mbytur në rezervuar

21.08.2018 18:17:43

Një i ri është mbytur në rezervuar ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajen të Lezhës, në një rezervuar uji, afër baneses se tij.

Ai është gjetur dhe në trup nuk janë vënë re shenja dhune, duke lënë të kuptohet se është mbytur në ujë.

I riu është identifikuar vetëm me inicialet BL, 29 vjeç.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për  ngjarje aksidentale.