Osmani: Do të kërkoj nga Hoti që të raportojë në Kuvend, para se të niset për në Uashington

17.06.2020 15:02:53

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë para Kuvendit para se të niset për në Uashington.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, bëri të ditur se raportimi i tij është i rëndësishëm për shkak të ndikimit të marrëveshjes me Serbinë.

“Me vendim unanim të anëtareve prezent të kryesisë, unë do t’i drejtohem kryeministrit në mënyre që ai t’i raportojë Kuvendit para së të niset për në Uashington, për takimin e datës 27 duke pasur gjithnjë parasysh çështjen e rëndësisë të dialogut. Do ta ftojmë kryeministrin që të vjen të raportojë në Kuvend, dhe kjo duhet të ndodhë para se të niset për në Uashington”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, Osmani bëri të ditur se të martën do të mbahen dy seanca.