Osmani: Kur t’i kemi 61 vota propozojmë hetimin e SHIK-ut

28.10.2017 00:13:54

Deputetja Vjosa Osmani ka folur rreth rezultatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 22 tetorit.

 

Osmani, duke folur në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ka premtuar dhejtëfish më shumë angazhim gjatë këtyre ditëve, deri në ditën e zhvillimit të balotazhit më 19 nëntor.

“Do të shihni dhjetëfish punë më shumë se në raundin e parë të zgjedhjeve”, ka pohuar Osmani.

Ajo më tutje pohoi se kur të sigurojë 61 vota do të propozojë hetimin e ish-Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Kur t’i kemi 61 vota ta propozojmë hetimin e SHIK-ut. Në pranverë kërkojmë rrëzimin e qeverisë”, tha ndër të tjerash ajo.

Osmani ndër të tjera ka thënë se LDK-ja më nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, përderisa ajo do të jetë anëtare e kësaj partie gjatë gjithë karrierës politike.

“Nuk do të ketë koalicion më PDK-në dhe mua nuk do të më shihni në ndonjë parti tjetër. Në momentin që do vendos që të largohem prej LDK-së, më nuk do të merrem me politikë”, tha Osmani.