Osmani: LDK të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

30.06.2017 18:54:02
Deputetja me e votuar e LDK’së, Vjosa Osmani, ka komentuar mundësitë e bashkëpunimit me partitë politike. Ajo ka thënë se një koalicion të mundshëm do ta preferonte me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Osmanit, PDK duhet të shkojë në opozitë.

“Unë do të preferoja që ne të bëjmë një marrëveshje me Vetëvendosjen. Besoj që edhe do të ishte bashkëpunimi më i mirë i mundshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se edhe AKR dhe Alternativa kanë thënë se nuk do të shkojnë me PDK’në dhe PAN’in.

“Deri më tash edhe këto dy parti kanë thënë se nuk do të shkojnë më PAN. Kjo mbetet të shihet edhe në ditët në vazhdim”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se nëse LDK hynë në koalicion me PAN, do të kundërshtojë në çdo mënyrë këtë.

“ Do të vazhdojë të jem kundërshtare e madhe. Siç kam qenë edhe më herët”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Vjosa Osmani është deputetja më e votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ajo ka marrë mbi 64 mijë vota në zgjedhjet parlamentare edhe pse në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka qenë e renditur me numrin 81.