Osmani nënshkruan peticionin “Drejtësi për Kujtimin”

06.10.2020 23:11:20

Osmani ka nënshkruar peticionin “Drejtësi për Kujtimin”.

Osmani ka kërkuar që të mbështet peticioni për Kujtimin, për familjen e tij dhe për të parandaluar diçka të ngjashme në të ardhmen.

“Unë sapo e kam nënshkruar peticionin ‘Drejtësi për Kujtimin!’ Ju ftoj ta mbështesni këtë peticion për Kujtimin; për familjen e tij; për të parandaluar diçka të ngjashme në të ardhmen.

Humbja e jetës së Kujtim Veselit – 11 vjeçarit ashkali që u dhunua seksualisht dhe u vra më 11 korrik 2019 në Fushë Kosovë – është dëshmi se si për vite të tëra, të gjithë ne, si shtet dhe shoqëri kemi dështuar ta dënojmë dhe luftojmë racizmin institucional ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Osmani ka thënë se të gjithë së bashku duhet kërkuar drejtësi.

“Prandaj kjo e bën edhe më të detyrueshme që të gjithë së bashku të kërkojmë drejtësi për Kujtimin, dhe përgjegjësi nga shteti për ta mbrojtur jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”.