Osmani për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate, Kosova i pret afganët me zemërgjerësi

19.08.2021 09:23:46

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC ka thënë se Kosova i pret me zemërgjerësi afganët, ndërsa ka përmendur faktin se edhe ajo ka qenë refugjate dhe se e ndjen këtë situatë.

Presidentja Osmani duke folur për situatën në Afganistan tha se janë skena që ta thyejnë zemrën, ndërsa tha se brenda tri ditëve do të kuptohet saktë data kur do të vijnë refugjatët.

“…Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë…askush nuk dëshiron ta lë shtëpinë e tij derisa nuk janë të detyruar për shkak të dhunës….”, tha ajo.

Presidentja tha se Kosova ka treguar gatishmërinë për të pranuar afganët pa hezitim.

Numri i saktë i afganëve që do të vijnë në Kosovë ende nuk dihet, ndërsa presidentja Osmani tha se kjo ende do të diskutohet.

“…Me shumë gjasë ne do t’i kemi ata më shpejt se që e pritnim… Në fillim menduam se ata do të vinin për disa javë dhe se mund të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur…. brenda tri ditëve do të merret vesh edhe për datën e saktë se kur do të vijnë ata”.

Ajo tha se nëse shtetet nuk punojnë së bashku nuk mund të kenë sukses, duke treguar rastin e Kosovës.

“Nëse ne nuk punojmë së bashku nuk do të jemi në gjendje të kemi sukses. Në rastin e Kosovës vetëm kur SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe anëtarët e tjerë të NATO-s ishin së bashku arritën ta mposhtin regjimin e Millosheviqit…