Pa kod telefonik, Kosova pati humbje deri në 200 milionë euro, thotë kryeministri Mustafa

29.09.2016 14:23:25

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë interpelancës së thirrur nga deputetët e VV-së për kodin telefonik, thaa se mungesa e kodit telefonik deri më tani i ka kushtuar Kosovës deri në 200 milionë euro dëme.

Sipas tij, Kosova së shpejti do ta ketë kodin e vet telefonik 383 dhe se kjo marrëveshje e arritur në Bruksel do të ndalë ndërhyrjet e Serbisë në telefoninën e Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit për telekomunikacionit mundëson vendosjen e kufirit mes dy shteteve duke i dhënë fund uzurpimeve ilegale të Serbisë. Kjo marrëveshje hap rrugën për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit”, ka theksuar Mustafa.

Përfitimet ekonomike, sipas tij, janë të mëdha ndërkaq deri më tani kostoja e përgjithshme e shkaktuar e dëmeve shifrën e për mbi 200 milionë eurove.