Pa patetikë, Kosova e para!

13.01.2019 21:51:55

Nga: Melihate Tërmkolli

Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim. Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në. Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në Secili le ta mbrojë veҁ veten e vet! (nga vetja e vet). Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin. E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza. Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale! Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”. Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira. Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues. Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast. Pa patetikë, Kosova e para! (P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “ po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?!