Pa u forcuar shtetësia e Kosovës, dhe pa u konsoliduar demokracia në Shqipēri, bashkimi as që duhet të (keq)përdoret në publik

08.03.2019 21:02:15

Nga Fadil Maloku

1. Kurthi ahtisariane e fillimit,ku Kosova ishte definuar strikt, si një shtet multietnik dhe jo shtet monoetnik, (anipse, kriterin demografik me 95% shqiptar) e injoroi faktin e pastërtisë etnike, që është unikat në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, ia pamundësoi si Qeverisë ashtu edhe Kuvendit marrjen e as edhe një vendimi të vetëm krucial, kur janë nē pyetje temat e interesit interesit kombëtar e shtetërorë…
2. Si rast sui generis, Kosova në asnjë variant apo situatë momentale s’e ka luksin e hapjes së temave që e cungojnē legalitetin dhe legjitimiterin e fituar, me rastin e intervenimit të NATO-, por, edhe të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, dhe 115 njohjeve nga vendet dhe shtetet me fuqi globale vendimarrëse.
3. Kosova dhe Shqipëria paraprakisht duhet ta dekokontinaminojnë sistemin e gjyqësisē, ate të legjislativit dhe sidomos ate të ekzekutivit, nga viruset e krimit dhe korrupsionit evident, dhe të pranuar edhe nga mekanizmat kredibil ndërkombētar. Sepse, me këtë shkallë inkrimininuese të sistemit dhe institucioneve gjyqëqësore, edhe Kosova e edhe Shqipëria, rrezikojnë në faza afatgjata, jo vetëm demokratizimin e rrudhur gjatë periudhës së transicionit, por edhe peshën e tyre specifike, në raportet strategjike kontinentale dhe rajonale.
4. Asociacioninë fakt, është një pandam kundërpërgjigje e sofistikuar dhe shumë e djallëzuar serbe, ndaj opsionit kërcnues, për alternativēn e njē “republika serpska” brenda Kosovës.
5. Ideja e copëtimit të teritorit të Kosovës , që po mundohet të katapultohet kryesisht nga disa qarqe antishqiptare, tash për tash ështē opsioni më i keq i mundshēm në raport me Serbinë! Arsyeja më e fuqishme e kësaj teze është, se; krahas saj si opsion po tentohet të katapultohet ideja apo “ëndrra” e bashkimit me Shqipërinë. Sepse, bashkimi, në këtē konstelacion aktual forcash e disfavovoresh strategjike për shqiptarēt nē tērēsi, do shërbej vetēm si alibi dhe si karrem joshës, për ta copëtuar Kosovën!
6. Në këtë kontekst, ēshtë shumē simptomatike edhe fakti i abstenimit dhe heshtjes mortore, të shumicēs së medieve dhe sidomos politikēs akoma nacionaliste serbe, lidhur me temën e “Shqipërisë sē madhe” (pēr ne etnike)! Ka shumë spjegime. Njëri? do ishte; qëllimi afatëgjatë i Serbisē për ta neutralizuar idenē copëtimit (“korigjimit” tē trojkes; thaçi&vuçiq&rama) përmes heshtjes..
7. Pra, hedhja e idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nē këtë kohē tē pakohë po del tejet e dëmshëm! Sepse, na del vetëm si një lloj shkaku apo preteksti djallëzor,që në kētē kohē, i shërben vetēm “korigjimit” të trojkës. Përmes të cilēs synohen pasurite dhe resurset natyrore të veriut (Ujmani, Trepça, etj. Pra, pa u forcu shtetësia e Kosovës, dhe pa u konsolidua demokracia në Shqipēri, bashkimi s’duhet tē ndodhē. Sepse, koha në faza afatgjata, po punon për shqipëtarët…