Pa zbardhjen e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt dhe të vrasjeve tjera politike, shoqëria jonë do të jetë e ndarë!

03.01.2020 16:49:06

Major Nazif Ramabaja

Shtatëmbëdhjetë vite me pare kriminelet ne menyre barbare egzekutuan heroin e Kosoves dhe komandantin e SHORRD kolonel Tahir Zemajn, kryetarin e forumit rinor te LDK-se ne Deqan Hasan Zemajn dhe djalin e kolonelit Enisin.

Drejtesia e cunguar Kosovare ende ska zbardhur rastin makaber edhe pse tentimet dhe hetimet jane zhvilluar nga perfaqesuesit e brigades 134-te dhe pjesetaret e sherbimit policor te Kosoves me vone Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, te cilet u vrane ne nje prite-atentat ne nentor te 2003-shes.

Shpresojme dhe kerkojme qe ky rast dhe vrasjet tjera te vrasjeve politike gjate dhe pas luftes me ne fund te zbardhen dhe krimi i organizuar e kriminelet ta marin denimin e merituar, ky do ishte sadisfakcioni i pare per familjaret, te afermit, koleget, bashkemendimtaret dhe bashkeluftetaret e tyre ne njeren ane, kurse ne anen tjeter drejtesia vendore te triumfoje ndaj krimit te organizuar dhe krimineleve, te filloje se funksionuari shteti i se drejtes.

Pa zbardhjen e ketij rasti dhe rasteve te tjera te vrasjeve politike shoqeria Kosovare do te jete e ndare, pajtimi me te keqen do jete i pamundur, ndersa zhvillimi i vendit me krim te organizuar dhe kriminel me permasa Institucionale do jete nje deshire, por jo dhe realitet.

Zoti e bekoft kolonel Tahir Zemajn, Hasanin dhe Enisin, familjet e tyre dhe te gjithe atyre familjeve te cilat jane te prekura me serite e vrasjeve politike.