Paçarizi: Qeveria Haradinaj do të jetë e drejtuar nga Vuçiq

08.09.2017 18:47:09

Opinionisti, Rrahman Paçarizi ka thënë se Listës Serbe i është dhënë hapësirë që të bëjë kushtëzime në qeverinë me kryeministër, Ramush Haradinajn.

Ai thotë se kjo listë ka hyrë në qeveri me fillim me një kushtëzim – Ministrinë e Bujqësisë.

“Nëse partnerët nuk i kanë qartësuar të gjitha detajet, ushtrinë, demarkacionin, dialogun dhe të tjera atëherë i kanë lënë hapësirë Listës Serbe që të kërkojnë favore veç e veç për secilën”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

Ai është përgjigjur me “sigurisht”, kur është pyetur nëse Qeveria Haradinaj do të jetë e drejtuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është një shqetësim se kjo qeveri, performaca e saj do të varet nga jetëgjatësia e saj”.

“Energjinë e Haradinajt mund ta ndërpres Lista Serbe me një veprim të vetëm”, ka shtuar Paçarizi.