Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Emiljan Ziu, 25 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë i shtruar me mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik.
Arrestimi i tij u bë pasi, në Spitalin Psikiatrik dyshohet të goditur kujdestarin e pavijonit, shtetasin H.P, 65 vjeç, banues në Elbasan. Shtetasi H.P, u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.






































