Behxhet Pacolli autorizohet të gjejë zgjidhje jashtë koalicionit LAA

Behxhet Pacolli autorizohet të gjejë zgjidhje jashtë koalicionit LAA

20.08.2017 17:32:31

Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behxhet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shoh mundësi e gjetjes së një zgjidhje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.

Kështu është bërë e ditur pas përfundimit të kësaj mbledhje.