Tiranë, krim në familje, burri vret gruan me automatik dhe më pas vetëvritet

20.08.2017 17:44:10

Një krim në familje ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele kryeqytetin teksa burri ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se shtetasi Halil Lita, 65 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tip automatike gruan e tij Dije Lita, 60 vjeçe dhe më pas e ka drejtuar armën nga vetja duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Trupat e pajetë të bashkëshortëve janë gjetur të pajetë nga policia brenda banesës së tyre ne zonen e Futikultures ne Kamzë.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e motiveve te ngjarje se rende, ndersa paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur per arsye xhelozie.

Arma e krimit është një kallashnikov, ndërkohë që çifti kishte 5 fëmijë të rritur, 3 vajza të martuara dhe dy djem në emigracion, njëri në Angli dhe tjetri në Itali.