Pas 20 orë pritje, 220 kosovarë nisen për Mekë

20.08.2017 18:26:08

Pas më shumë se 20 orë pritje, kosovarët që kanë planifikuar të shkojnë në haxh, janë nisur nga Prishtina.

Lajmin për nisjen e tyre e ka konfirmuar për klanksoova.tv, Koordinatori për fluturime në aeroportin “Adem Jashari, Driton Hyseni.

Fluturimi i 200 haxhinjve të ardhshëm ishte planifikuar të bëhej të shtunën në orën 21:00, por kishte dështuar fluturimi për çka kanë mbetur brenda aeroportit.