Pacolli del me një propozim për Qeverinë e ardhshme

03.08.2017 21:41:35

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se i vjen keq për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët, sipas tij, dështuan të tregojnë se janë shërbim të qytetarit dhe krijuan këtë situatë nga e cila pësojnë qytetarët.

Në një lidhje nga shtëpia e tij në emisionin “Infobox” të RTV Dukagjinit, Pacolli ka kërkuar konsultime nga liderët e subjekteve që të ketë konsultime korrekte duke respektuar pozicionet dhe të shkohet me një qeverisje të përkohshme gjithëpërfshirëse.