Veseli ofertë sfiduese VV-së dhe LDK-së

03.08.2017 21:39:48
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u është përgjigjur deklaratave të krerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së se deputetët e tyre do ta votonin një kandidat tjetër përveç Veselit për kryetar të Kuvendit.
“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë qeverinë në krye me kryeminiatrin Ramush Haradinaj, unë menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar”, tha Veseli gjatë një interviste në RTK.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen dhe LDK-në se po bëjnë skenare bllokuese të shtetit, por siç tha Veseli, PDK nuk do ta lejoj një gjë të tillë.