Pacolli do të pres në takim homologen nga Austria, Karin Kneissl

25.03.2018 21:04:01

Nesër në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndrojë Ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl.

Takimi dypalësh do të zhvillohet nesër, e hënë më datë 25 Mars, 2018 në ora 14:15 në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Mediat ftohen të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media me fillim në ora 15:00.

Përveç njoftimit se Kneissl do të pritet në Prishtinë, nuk janë të bërë të ditura edhe temat për të cilat pritet të flitet.