Behgjet Pacolli: Katari do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

24.10.2017 18:40:21

Shteti i Katarit do të vazhdojë t’i japë mbështetje të fuqishme vendit tonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar.

Kështu ka vlerësuar zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas një pritje që i ka bërë të ngarkuarit me punë të shtetit të Katarin në Shqipëri, Hashim Ibrahim Al-Sada.

Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë e relaksimit të marrëdhënieve në mes shteteve të Gjirit, pas krizës që filloi më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se paqja e arritur në mes shteteve të Gjirit do të ndikojë në forcimin e stabilitetit në lindjen e mesme, por edhe më gjerë.