SHBA-të mirëpresin integrimin e pakicave në Gjyqësorin e Kosovës

SHBA-të mirëpresin integrimin e pakicave në Gjyqësorin e Kosovës

24.10.2017 18:48:10

“Me dekretimin e sotëm, Kosova po avancon në integrimin e komuniteteve pakicë dhe po rritë qasjen në drejtësi për të gjithë qytetarët e saj. Integrimi në gjyqësor përmbush marrëveshjen a arritur në shkurt të vitit 2015 në Dialogun për Normalizim me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja dhe shënon një hap të rëndësishëm përpara në përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar institucione plotësisht funksionale të Sundimit të Ligjit”, thuhet në komunikatën për media të Ambasadës së SHBA-së.

Sipas SHBA-së, është jetike për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, që të gjithë qytetarët e saj të përfitojnë nga një sistemi i barabartë, transparent dhe funksional i drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar sistemin Kosovarë të Sundimit të Ligjit në gjithë vendin” thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë