Rikthimi i tij në fushë do të vonojë akoma pasi Marco Reus parashikohet të jetë i gatshëm për Borussian e Dortmundit jo më herët se muaji mars. Dëmtimet janë bërë një pengesë e madhe për Reus në këto vitet por pavarsisht gjithçkaje 29-vjeçari gjerman nuk e ka humbur asnjëherë shkëlqimin.
Tifozët e skuadrës verdhezi ëndërrojnë që Reus ta mbyllë karrierën në Signal Iduna Park, por vetë lojtari në një intervistë ka trembuar jo pak fansat e Dortmundit. Reus-it i skadon kontrata aktuale në verën e vitit 2019 dhe gjasat më të mëdha janë që ai të mos rinovojë me verdhezinjtë pasi dëshiron ta provojë veten në një tjetër skuadër.
Në 2019-tën Reus do të ketë shansin e fundit për të firmosur një tjetër kontratë të majme dhe futbollisti i kombëtares së pancerave dëshiron të provojë diçka ndryshe.