Pacolli konfirmon prishjen e koalicionit me LDK-në

04.09.2017 14:09:20

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar daljen e kësaj partie nga koalicioni me LDK-në.

Këtë njoftim Pacolli e ka dhënë pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, duke thënë se bashkëpunimi i tyre si LAA ka marrë fund, transmeton lajmi.net

Pacolli tha se takimi me Mustafën ishte miqësor dhe se tani të gjitha marrëveshjet kontraktuale mes tyre kanë përfundua.

Tutje, kreu i AKR-së, tha se partia e tij tani do të përpiqet të formoj një Grup të veçantë parlamentar.

“Mustafa është një mik i imi, një njeri i drejtë që e respektoj shumë… Tash rrugët tona ndahen, ne kemi pak deputetë, tentojmë ta krijojmë një grup parlamentar dhe të funksionojmë në paralment si të pavarur”, tha Pacolli.

Në fund Pacolli thënë se ende nuk ka marrëveshje me koalicionin PAN, por nuk e ka përjashtuar mundësinë qe ai të jetë pjesë e qeverisë.