Papa Francesku lutet për kosovarët

04.09.2017 14:14:13

Kardinali shqiptar, Ernest Simoni është shprehur i lumtur që ka ardhur në Kosovë në emër të Papa Franceskut për të marrë pjesë në shugurimin e katedrales “Nënë Tereza”.

“Për mua ishte një gëzim i madh kur mora vesh prej atit të shenjt që personalisht të shkosh në Prishtinë, t’i dërgosh urimet e mija me të përzemërta për popullin vëlla kosovar-shqiptar e që bekimi i Zotit të jetë në zemrat e gjithë kosovarëve. Lutemi që dashnia e të madhit Zot të jetë në familjet e të gjithëve që të rritet dashuria vëllazërore e gjithanshme”, tha Simoni.

Kardinali shqiptar pastaj ka drekuar në kishën “Shën Ndou”