Pacolli: Më 1990, oda ime ishte njëra nga qendrat e lëvizjes Rugoviane

10.02.2018 18:04:52

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli përmes një postimi ka shkruar se në vitin 1990, oda e tij ishte një nga qendrat e lëvizjes rugoviane.

“Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqeve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë. Babai im i ndjerë ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës. E kujtoj me mall këtë fotografi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.