Pacolli: Ministrat e AKR-së caktohen pas konstituimit të Kuvendit

05.09.2017 21:00:58

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka ndonjë emër konkretë se kush do të drejtojë ministritë që i takojnë partisë së tij.

Ai në facebook ka shkruar se udhëheqësit e ministrive do të caktohen pas konstituimit të Kuvendit, transmeton lajmi.net

“Eshte spekulim ndoshta edhe i qëllimshëm i dikujt, lajmi se AKR ka caktuar ministrat e mundshem tē Qeverisë. Konform statutit të partisë secili i propozuar miratohet nga kryesia. Tê gjitha procedurat e caktimit të bartësve të dikastereve të AKR do të kryhen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar në facebook Pacolli.

Aleancës Kosova e Re pas marrëveshjes me PAN do t’i takojnë pesë ministri dhe zëvendëskryeministri i parë.