Skandali me vezët e infektuara, vetëm 4 shtete të BE nuk janë prekur

05.09.2017 21:59:42

Të paktën 24 vende të Bashkimit Europian, nga 28, janë prekur nga skandali i vezëve të infektuara, ndërsa në total numri i shteteve ka arritur në 40.

Vijtenis Andriukaitis, zyrtar i Komisionit Europian, tha se në vetëm 4 vende anëtarë të BE-së nuk ka pasur vezë të prekura nga insekticidi toksik “fipronil”.

Vendet, të cilat nuk janë goditur nga skandali i vezëve të infektuara, janë Lituania, Portugalia, Qipro dhe Kroacia.

Në gjithë Evropën janë shkatërruar miliona vezë dhe prodhime prej tyre, në të cilat janë gjetur gjurmë të “fipronilit”. Megjithatë, askush deri më tash nuk është sëmurur nga kjo.

Në Holandë për shkak të skandalit janë arrestuar dy persona, drejtorët e kompanisë “Chickenfriend”, në fermat e të cilëve janë gjetur vezë të infektuara.

Dëmi ekonomik nga skandali me vezë të infektuara në Holandë vlerësohet të jetë rreth 33 milionë euro