Pacolli: MPJ as MMPH nuk kanë paguar asnjë aktivitet të organizuar nga gruaja ime

28.05.2018 20:56:33

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë një reagim të gruas së tij, Mashës, rreth lajmit të publikuar në media, sipas të cilit bashkëshortja e tij kishte marrë mbështetje financiare nga disa institucione qeveritare.

Gruaja e Pacollit ka përgënjeshtruar këto lajme, duke thënë se ka marrë mbështetje financiare nga Minitria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve për pagesën e hapësirës së ekspozitës.

“Fondacioni të cilin e udhëheq unë, për të gjitha aktivitetet që zhvillon në vazhdimësi, ka marrë mbështetje financiare vetëm 5000 euro nga Ministria e kulturës (për pagesën e 15% të hapësirës së ekspozitës) dhe asnjëherë nga ndonjë institucion tjetër”, ka shkruar Masha Pacolli, reagimin e së cilës e ka postuar bashkëshorti i saj.

Ndërsa vetë Pacolli ka reaguar duke thënë që as Ministria që ai drejton, po as Ministria e Mjedisit nuk kanë paguar asnjë aktivitet që është organizuar nga gruaja e tij.

“Në këtë kontekst po e ripërsëris edhe njëherë se as MPJ e as Ministria e Mjedisit nuk kanë paguar asnjë aktivitet të organizuar nga gruaja ime. E gjithë ajo punë kolosale është rezultat i punës së sajë bashkëpunëtoreve dhe artistëve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.