Pacolli: Mustafa meriton respekt për kursin e tij të shtetndërtimit

21.03.2018 22:40:42

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e ka falënderuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa për rolin pozitiv që ka luajtur në miratimin e Marraveshjes së demarkacionit.

Pacolli përmes një psotimi në Facebook, ka thënë se “një falenderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kalojë”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falenderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtetndërtimit”, ka shkruar Pacolli.