Pacolli në Itali, pritet nënshkrimi i një marrëveshje ndërshtetërore

25.01.2018 15:41:30

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka njoftuar se do të zhvillojë edhe takime të rëndësishme në selinë e shenjtë në Vatikan.

“Në Itali për vizitën e parë zyrtare me homologun tim Alfano do të nënshkruajmë edhe marrëveshje ndërshtetërore. Takime të rëndësishme do të zhvilloj edhe në selinë e shenjtë në Vatikan”, ka shkruar ai.