Pacolli nuk është në dijeni për tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Burundi

03.04.2018 13:46:16

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk është në dijeni për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Burundi.

Pacolli tha se nuk dinë asgjë në lidhje me këtë rast.

“Jo, ne nuk dimë asgjë”, tha shkurt ministri Pacolli.

Ndryshe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe. Siç raportojnë mediat serbe, Daçiq është njoftuar zyrtarisht për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit.