Malishevë, arrestohen tre persona për sulm fizik

03.04.2018 10:02:35

Në mbrëmjen e së hënës në Malishevë janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje familjare kanë sulmuar fizikisht një person.

Sipas njoftimit të policisë, i sulmuari  ka pësuar lëndim trupor, ku fillimisht trajtimin e ka marrë në QKMF-Malishevë dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit u dërguan në qendrën e mbajtjes

foto:arkivi